Bllokohet aksi 'Mbikalimi Kasharit-Rinas’, ja vendimi

Bllokohet aksi 'Mbikalimi Kasharit-Rinas’, ja vendimi

16:51, 22/03/2019
A+ Aa A-

Aksi rrugor ‘Mbikalimi Kasharit-Rinas’ do bllokohet nesër nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat.

Ja njoftimi i ARRSH-së:

Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.

Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco