Shqiptarët në SHBA, ja çfarë detyrimesh kanë ndaj shtetit: flet avokati

Shqiptarët në SHBA, ja çfarë detyrimesh kanë ndaj shtetit: flet avokati

09:24, 22/03/2019
A+ Aa A-

 Avokati amerikan Kieran Both tregon për emigrantët shqiptarë cilat janë takzat e banorit të përhershëm në SHBA.  

Të ardhurat e taksueshme.

Të ardhurat e rezidentit të përhershëm janë të taksueshme njëlloj si të çdo qytetari amerikan. Nëse jeni i huaj por banoni në këtë vend, ju duhet të deklaroni të gjitha ardhurat që keni nga paga  dhe kompesime të tjera për shërbimet ,honorare, të ardhura që nxirrni nga rentimi i pronës, dhe të tjera lloje të ardhurash. Ju duhet të raportoni çdo lloj të ardhure të fituar brenda territorit amerikan ose jashtë tij.

Rezidentët permanent në plotësimin e formularëve për taksat mbi të ardhurat duhet të përdorin tabelën e taksave  që aplikohet për të gjithë shtetasit amerikanë,e cila gjendet në  udhëzimet e formularëve për këtë qëllim (Forms 1040, 1040A, ose 1040EZ).

Si  banorë të përhershëm të SHBA  duhet të përdorni në aplikim të njëjtat statuse civile me ato të qytetarëve amerikanë. Ju mund të kërkoni të njëjtat zbritje(deductions) nëse jeni të ligjshëm për to, njëlloj si shtetasit . Për të marrë  më shumë informacion referohuni formularit përkatës dmth Form 1040 dhe udhëzimeve që gjeni në të se si t’i kërkoni zbritjet që u takojnë.

Ju keni të drejtë të kërkoni përjashtime sipas kushteve tuaja personale e familjare që u takojnë  sipas ligjit. Ju p.sh. mund të kërkoni t’u bëhet përjashtim për bashkëshortin i cili ndodhet i papunë dhe pa të ardhura. Ju mund ta bëni këtë edhe nëse bashkëshorti apo bashkëshortja juaj nuk ka qënë rezident permanent për gjithë vitin taksativ. Ju mund të kërkoni t’u bëhet përjashtim për çdo person që varet ekonomikisht nga ju,sipas rregullave që aplikohen për shtetasit amerikan. Personi i varur financiarisht prej jush duhet të jetë shtetas i SHBA ose i Kanadasë,ose  Meksikës. (Njihuni me “ Publication 501, Exemptions, Standard Deduction”, si dhe Informacionin për aplikimin për taksat).

Bashkëshortja apo fëmijët tuaj të varur nga ju, duhet të kenë ose numër pune(Social Security Number)ose  numrin  indendifikues (ITIN) me qëllim që ju të kërkoni përjashtim për ta.

Lidhur me zbritjet në taksat.

Banorët e përhershëm mund të kërkojnë të njëjtat zbritje si qytetarët e SHBA, duke përdorur Listën A të formularit 1040. Këto zbritjet përfshijnë shpenzimet e caktuara mjekësore dhe dentare, taksat shtetërore dhe lokale, taksat e pasurive të patundshme, kontribute bamirëse, rastet kur janë bërë viktima nga vjedhje  dhe zbritjet ndryshmet të përcaktuara.

Banorë të përhershëm të SHBA përgjithësisht kërkojnë kredi tatimore  dhe raportojnë pagesat tatimore  duke përdorur të njëjtat rregulla që zbatohen për shtetasit amerikanë. Disa nga ato kredi/perfitime/ për të cilat ju mund të jeni të ligjshëm  mund të jenë për fëmijët nën varësinë tuaj, për të moshuarit dhe të paaftët, kredi për arsimimin, për adoptimin, etj.

Formularët dhe afatet e dorëzimit .

Rezidentët permanent të SHBA duhet të mbushin formularët e caktuar për qëllime taksore, Form 1040, për individin  në adresën që jepet në udhëzimet e formularëve. Formularët kanë udhëzime të qarta në to.  Afati për dorëzimin e tyre për vitin 2018 është  e hëna 15 prill 2019. Ju lejohet një zgjatje automatike deri në 15 qershor nëse adresa ku banoni është  jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Porto Riko. Ju mund të merrni një zgjatje automatike të kohës  deri më 15 tetor duke mbushur formularin 4868, (Aplikimi për  zgjatjen e kohës) nëse jetoni në SHBA.

Rëndësia e aplikimit të taksave mbi të ardhurat  në sponsorizimin e anëtarëve të familjes.

Në qoftë se një banor i përhershëm i SHBA kërkon të bëjë dokumentat  për një anëtar të familjes për të ardhur në SHBA si emigrant, atij / asaj/ do t’i kërkohet të paraqesë një garanci mbështetjeje financiare(Formulari I-864). Nivelin i tij i të ardhurave është shumë i rëndësishëm për sponsorizimin për të treguar se i ardhuri  nuk ka të ngjarë të bëhet barrë sociale për shkak të  mbështetjes financiare. Dokumentat për mbështetje financiare  përfshijnë deklaratën e  të ardhurave, W-2s dhe Form 1099s. Sponsori do të duhet të tregojë se ai / ajo/  bën më shumë se niveli minimal e të ardhurave sipas ligjeve të Emigracionit. Niveli minimal i ligjshëm i të ardhurave për një familje prej dy vetësh është $ 21,137. Për çdo anëtar të varur financiarisht në familje kalkuloni një  shtesë të ardhurash prej $ 5,525. Në qoftë se të ardhurat e sponsorit plotësojën minimumin e  kërkuar ligjor, nuk ka nevojë për evidenca shtesë. Megjithatë, zyrtari konsullor i ambasadës në vendin prej nga vjen emigranti mund të kërkojë dëshmi të tjera për të përcaktuar vendimin e tij për t’i dhënë vizën ose jo./Gazeta Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco