VIDEO/ Indinjohen durrsakët, Dako rrit çmimin e biletave të urbanit: Turp!

VIDEO/ Indinjohen durrsakët, Dako rrit çmimin e biletave të urbanit: Turp!

09:12, 22/03/2019
A+ Aa A-

Qytetarët e Durrësit që përdorin shërbimin urban nuk janë pajtuar aspak me rritjen e çmimit të biletave nga 30 në 40 lekë për çdo udhëtim që kryejnë.

Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit Bashkiak, në mungesë të opozitës, ku votat e PS-së dhe një pjese të këshilltarëve të LSI-së miratuan propozimin e bashkisë.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nesër, 10 ditë pasi u miratua nga Këshilli Bashkiak i Durrësit, njofton Durreslajm. Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot. Por propozimi i bashkisë duket se nuk është konsultuar me grupet e interesit të cilët kanë për të mbajtur barrën.

Qytetarët thonë se rritja e çmimit është tërësisht e pa studiuar nga ana e bashkisë e cila ka parë interesin e dy kompanive dhe jo të qytetarëve të varfër që janë të detyruar të qarkullojnë me urbanët e linjës. Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco