Mot me diell sot, festohet Dita e Sulltan Novruzit

Mot me diell sot, festohet Dita e Sulltan Novruzit

07:20, 22/03/2019
A+ Aa A-

Sot moti do të  jetë me diell dhe vranësira të pakta deri  mesatare në relievet malore. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-10  m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me larësi vale 0,5 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime të ndjeshme .

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore       2/17°C 
Zonat e  ulëta         6/22°C
Zonat  bregdetare   9/21°C

Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë më 22 mars Ditën e Sulltan Novruzit.Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Besimtarët bektashinj hprehin urimet më të mira. Një cermoni organizohet në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku Kryegjyshi Baba Dede Edmond Brahimaj përcjelli mesazhin e kësaj dite për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco