Në Povelçë të Fierit, në fshatin që mos të rëntë vdekja

Në Povelçë të Fierit, në fshatin që mos të rëntë vdekja

19:43, 21/03/2019
A+ Aa A-

Mungesa e një varreze në Povelçë të Njësisë Dërmenas në Fier, përbën një shqetësim madhor për komunitetin e kësaj zone. Rasti është publikuar në emisionin “Boom” në Ora News pas denoncimit të banorëve.

Në fshatin në fjalë banojnë komunitete të përziera nga zona të ndryshme të vendit, të cilët u shpërngulën në fillim të viteve ’90 dhe erdhën aty për të filluar një jetë të re.

Para disa viteve, parcela që u caktua për varreza u privatizua dhe kështu në të nuk u ndërtua kurrë një e tillë.

Ja çfarë deklarojnë banorët:

Banori: Problemi i varrezave ekziston prej shumë vitesh.Kush ka mundësi i çon në Shën Pjetër, por do shkojnë njëherë të thonë atje se është fshati tjetër. Mirëpo këtu janë të ardhur, i çojnë në Korçë, i çojnë andej nga vijnë. Ka patur raste me nga dy-tre ditë. Edhe kur shkojmë te njeri-tjetri themi ku do ta çosh për varrim?

Banori: Asnjë nuk është varrosur. Është caktuar toka dhe asnjë nuk është varrosur.Kanë hedhur edhe pisllëqe atje.

Banori: Po t’i çosh në Fier duhet të blesh tokë private. Është i vemti fshat në Shqipëri pa varreza. Administratori nga fshati është. Nuk ka bërë asgjë.

Banori: Një fshat që është pa varreza do të thotë që është një fshat pa identitet. Është çudi por ndodh realisht. Është e tmerrshme. Para 20 ditësh pati një vdekje dhe e varrosën në vendlindje.

Gazetari: Është e vërtetë që janë mbajtur me ditë të tëra në shtëpi?

Banori: Ka patur se edhe në Fier duhet të bësh debate të ashpra se me vështirësi të pranojnë. E kanë përcaktuar një vend. Kanë ardhur kanë hedhur ca makina me zhavorr dhe nuk ka filluar akoma edhe pse është miratuar.

Edhe pse vitet e fundit u caktua një sipërfaqe toke për të ndërtuar një varrezë, nuk është vendosur në funksion.

Sipas banorëve, prej më shumë se 1 viti në të janë depozituar materiale inerte të siguruara nga asfaltet e vjetra të rrugëve, por për ta ky fakt përbën problem pasi gjykojnë se nuk mund të hapen varre mbi materiale të ngurta.

Banori: Duke qenë vend bosh e kanë bërë vendstrehim për inerte. I quajnë sikur janë lëndë ndërtimi për varreza po a mund të bëhet varrimi i njerëzve mbi inerte? Po të hedhin inerte, kjo kurrë nuk do të bëhet varrezë. Është një fyerje e madhe dhe ne jemi përballë saj. Kush do varroset këtu? Ja , është nisur një aty më duket, një gropë e hapur e cila ngjason me gërmimin e një varri të ri por të lënë përgjysmë.

“Shqetësimi i banorëve është mëse i drejtë, i mbartur prej vitesh. Nuk është shqetësim i sotëm por ju bëj me dije se banorët e dinë këtë gjë që puna ka nisur që vjet. Është përfunduar rreth 80 përqind e punës për ndërtimin e varrezave të Povelçës. Fillon ndërtimi i murit rrethues dhe besoj nga fundi i muajit maj varrezat do të jenë në dispozicion të fshatit. Është një fshat i ndërtuar kohët e fundit dhe pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në origjinë. Ajo parcelë është nën nivelin e tokave të tjera dhe krijon formën e një grope ujëmbajtëse dhe ishte e domosdoshme të mbushej me inerte. Jo për mungesë fondesh apo mungesë angazhimi. Inertet duan kohën e vet. Atë hall që e kanë patur prej vitesh banorët nuk do ta kenë më. Në kohë rekord kjo do të përfundojë”, shprehet një zyrtar i njësisë administrative Dërmenas.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco