VIDEO/ Ura me emër shenjtori burim aksidentesh, asnjë ndërhyrje

VIDEO/ Ura me emër shenjtori burim aksidentesh, asnjë ndërhyrje

18:27, 21/03/2019
A+ Aa A-

Në qytetin e Fierit, ura që mban emrin e një shenjtori është shndërruar në makth dhe frikë për qytetarët dhe përdruesit e makinave.

Dhe pse është një vend burimi aksidentesh, ende nuk është vënë dorë mbi të.

Ura e "Shën Pjetrit" në Fier ka statistika të rënda aksidentesh rrugore. Të mësuar me këtë pjesë të rrezikshme të rrugës, banorët e zonës janë gjithsesi të kujdesshëm  kur kalojnë këtu.

Ura sipas tyre duhet jo vetëm mirëmbajtur, por edhe zgjeruar, raporton Abc News.

Ura është pjesë e segmentit rrugor Fier – Seman – Darëzezë. Me një frekuentim të lartë veçanërisht përgjatë sezonit veror, është burim i vazhdueshëm aksidentesh, për vendasit dhe turistët.

Vetëm ditën e sotme, si pasojë e aksidenteve rrugore, humbën jetën dy qytetarë dhe u plagosën 9 të tjerë.

Kronika e Abc News:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco