FOTO/ Presidenti Meta në Pogradec, në fushatën për dhurimin e gjakut

FOTO/ Presidenti Meta në Pogradec, në fushatën për dhurimin e gjakut

16:42, 20/03/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit në kuadër të nismës që ka ndërmarrë së bashku me ‘Aleancën për Dhurimin e Gjakut’.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit të gjakut dhe falënderoi qytetarët e Pogradecit, që iu përgjigjën me ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidariteti apelit të Aleancës.

‘Nuk është hera e parë që Bashkia e Pogradecit dhe qytetarët pogradecarë ndërmarrin apo mbështesin këtë nismë dhe besoj se ne në mënyrë të qëndrueshme do ta arrijmë objektivin që dhurimin e gjakut ta kemi plotësisht të garantuar mbi baza vullnetare. Dhe natyrisht duke garantuar një gjak cilësor e të shëndetshëm ku kuptohet se Pogradeci, edhe për shkak të klimës është vështirë të konkurrohet.’ – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Image

‘Kontributi i secilit prej jush nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut, edhe pse mund të duket i vogël, ka vlera të jashtëzakonshme.’ – nënvizoi Presidenti Meta.

‘I ftoj të gjithë të ndërtojmë solidaritetin për të mbështetur të gjithë ata që kanë nevojë për kontributin tonë si në kauzën e dhurimit të gjakut edhe në kauza të tjera sociale.’ – ishte apeli i Presidentit të Republikës.

Kryebashkiaku Eduard Kapri falënderoi Presidenti Meta duke theksuar se ky është një aktivitet që Bashkia e Pogradecit e ka zhvilluar edhe herë të tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco