OKB: Shqipëria vendi më i palumtur në Europë

OKB: Shqipëria vendi më i palumtur në Europë

14:39, 20/03/2019
A+ Aa A-

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se shqiptarët janë populli i dytë më i palumtur në Europë duke lënë pas vetëm Ukrainën. Në raportin e Lumturisë Botërore 2019, OKB e ka renditur Shqipërinë si vendin e 107 ndër 156 vende të botës për nga niveli i lumturisë.

Kjo renditje e klasifikon Shqipërinë një vend më sipër se Venezuela në krizë humanitare dhe në të njëjtin rang me shumë shtete afrikane si Senegali, Somalia apo Namibia.

Raporti i Lumturisë Botërore i klasifikon vendet duke u nisur nga 6 faktorë. Ata janë mbështetja sociale, liria, korrupsioni, të ardhurat për frymë, bujaria dhe jetëgjatësia.

Sipas raportit pjesa më e madhe e shqiptarëve e cilësojnë jetesën e tyre si të keqe dhe vetëm një minorancë ka vlerësim pozitiv për jetën që bëjnë. Por cila është arsyeja kryesore se pse shqiptarët janë njerëzit më të palumtur në botë?

Sipas OKB, faktori më kryesor është korrupsioni, i cili duket se e ka bërë të padurueshme jetën e qytetarëve shqiptarë. OKB e ka renditur Shqipërinë në vendin e 135 ndër 156 vendet për nga kontrolli mbi korrupsionin. Pra sipas kësaj renditje Shqipëria rezulton një nga vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë duke lënë vetëm 20 vende pas, të cilat janë përgjithësisht republikat afrikane dhe shtetet diktatoriale.

Bujaria dhe jetëgjatësia janë dy prej aspekteve që i bëjnë shqiptarët të jenë të lumtur. Bujaria duket të jetë një aspekt mjaft i rëndësishëm i të qënit të lumtur. Raporti thotë se 18.5% e shqiptarëve të anketuar kanë dhënë para për bamirësi në muajin e fundit, ndërkohë që mesatarja globale fiksohet në 29%. 

Sipas raportit, vendi më i lumtur në botë rezulton të jetë Finlanda. Thuajse të gjitha shtetet në 10-të vendet më të lumtura në botë janë republikat skandinave si Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/03/2019 17:41

Te kesh ne krye edvin bajgen dhe te jesh i lumtur!? Mision i pamundur. Te kesh ne pushtet pasardhesit e qenerise kuqalashe!? Mision i pamundur. Te udheheqe vendin ridhjerja komuniste!? Mision i pamundur. Te kesh ne krye te vendit hajdut ordiner, perdhunus, pedofil, pederast dhe me gjith veset qe mbart llumi njerzor!? Mision i pamundur.

Shto koment

Denonco