Stakohet energjia në Durrës e Kurbin më 20 dhe 21 mars

Stakohet energjia në Durrës e Kurbin më 20 dhe 21 mars

14:38, 19/03/2019
A+ Aa A-

OST njoftoi se do të stakojë energjinë elektrike në datat 20 dhe 21 mars në Durrës dhe Kurbin për disa orë.

Për shkak të punimeve të planifikuara të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, në linjat 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), në datat 20-21 mars do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00.

Më 20 mars, pa energji do të mbeten këto zona në segmentin Durrës-Shijak: Shijak, Breg Lumi, Sukth, Lagjia e Stallave, Bizneset gjatë autostradës, “4 Rrugët e Shijakut”, Maminas - Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi “Lura”, Shënavlash

Më 21 mars, pa energji do të mbeten këto zona në Durrës: Shënavlash, Vrinë, Spitallë, Fllakë, zona e ish-Kënetës, Porto Romano, rruga “Aleksandër Goga”

Ndërsa në Kurbin, për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Mamurras, në datën 20 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të mbeten pa energji elektrike këto zona në Kurbin: Bashkia Mamurras, Fushë Mamurrasi, Bizneset në Autostradën Mamurras, lagjia “Demokracia”, Lagjia e Re, ish-komuna Thumanë, Dukagjin, Zhej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco