TVSH-ja derdh qumështin, protestë e madhe e blegtorëve nesër në Lushnje

TVSH-ja derdh qumështin, protestë e madhe e blegtorëve nesër në Lushnje

13:58, 19/03/2019
A+ Aa A-

Ashtu siç ishte paralajmëruar, blegtorët dhe fermerët në Lushnje nuk kanë arritur as sot ta shesin qumështin. Grumbulluesit nuk ua morën prodhimin, ndërsa paralajmëruan protestë të madhe ditën e nesërme.

Priten më tepër se dy orë që dikush t’u merrte qumështin, njofton Abcnews, por siç edhe ishte thënë më parë, këtë të martë grumbulluesit injoruan prodhimin e blegtorëve në Lushnje. Asnjë litër qumësht nuk u shit dhe me kova plot u kthyen mbrapsht.

Nga ana tjetër fabrikat mbyllën aktivitetin në shenjë proteste kundër vendimit të ndryshimit të TVSH.  Kanë vendosur që për tre ditë të mos ua grumbullojnë qumështin blegtorëve.

Edmond Gjata thotë se shteti ose të barazojë taksën ose bojkoti mbi blegtorët, do të zgjasë pa afat. Të mekurën është lajmëruar të organizohet protesta më e madhe e punëtorëve dhe blegtorëve të Jugut të vendit në Lushnje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco