Lajm i keq për qytetarët/ Rritet çmimi i transportit urban

Lajm i keq për qytetarët/ Rritet çmimi i transportit urban

18:18, 14/03/2019
A+ Aa A-

Pas atyre të Tiranës, banorët e Durrësit do të jenë të radhës që do të përballen me rritje të çmimit të biletës për transportin urban.  Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lek për biletë. 

Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot. Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar.

Qytetarët veç mungesës së informacionit flasin edhe për kosto sociale që mund të shkaktojë rritja e çmimit për një shërbim publik.

"Pa punë janë, rriten çmimet". "Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë", janë reagimet e qytetarëve durrësakë.

Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco