Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Në Ditën e Verës, Ambasada e SHBA ka një këshillë të rëndësishme për vizat

Në Ditën e Verës, Ambasada e SHBA ka një këshillë të rëndësishme për vizat

10:31, 14/03/2019
A+ Aa A-

Pasi i uron të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës, ambasada Amerikane në Tiranë e ka shfrytëzuar këtë rast edhe për të dhënë një tjetër këshillë të rëndësishme për të gjithë ata që janë në pritje të një interviste për vizë në SHBA.

Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave.

Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi.

Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë’, thuhet në njoftimin e sotëm të ambasadës Amerikane në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco