Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Festa pagane, çfarë simbolizon dita e Verës

Festa pagane, çfarë simbolizon dita e Verës

08:25, 14/03/2019
A+ Aa A-

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë.

Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional i zonës së Elbasanit që e karakterizon këtë festë.

Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e ‘verores’ një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Dita e Verës është festë e të gjithë shqiptarëve dhe festohet nga veriu në Jug.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, ‘14 mars’).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco