Dita e Verës/ Ja si do të jetë moti në të gjithë Shqipërinë

Dita e Verës/ Ja si do të jetë moti në të gjithë Shqipërinë

20:37, 13/03/2019
A+ Aa A-

Kjo javë nisi me reshje shiu dhe ulje temperaturash, madje në zonat malore pati edhe reshje dëbpre. Por edhe e nesërmja, që përkon me festën e Ditës së Verës, do të shoqërohet me reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

RESHJET

Nesër në të gjitha qarqet priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Nuk përjashtohet mundësia, ndonëse shumë e vogël, që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më e mundshme në zonat malore në Jug.

 Në zonat malore, por në veçanti në gjysmën lindore të vendit, priten reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 700 metra.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -1 / 7 °C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco