VIDEO/ Varfëria këmbëkryq mes shqiptarëve, i moshuari: Vetëm bukë me dhallë të thartë për darkë

VIDEO/ Varfëria këmbëkryq mes shqiptarëve, i moshuari: Vetëm bukë me dhallë të thartë për darkë

22:49, 12/03/2019
A+ Aa A-

Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Pavarësisht propagandës qeveritare për rritje ekonomike dhe rritje të punësimit, panorama që të ofron vendi është krej ndryshe.

Edhe rasti i mëposhtëm, i publikuar nga Ora News, tregon të njëjtën gjë.

Njerëz që nuk kanë as një vakt normal për të ngrënë.

Rasti i parë është ai i Teutës. Edhe pse 40 vjeçare ajo nuk ka punuar kurrë, e bashkëshorti punon pak ditë sa për të nxjerrë bukën e gojës për familjen.

E sëmurë me diabet prej 9 vitesh, e ku çdo ditë i nevojiten 4 insulina, Teuta thotë se nuk ka mundur të marrë KEMPI-n.

“Nuk ma japin kempin”, shprehet ajo.

Pak metra më tutje një 62 vjecar na pret në hyrje të shtëpisë. E kjo nëse mund të quhet e tillë. Pamjet flasin vetë.

Ai është i papunë, e nuk ka asnjë të ardhur në familjen e tij të përbërë nga 3 persona.

Gazetarja: Çfarë keni për drekë?

I moshuari: Sot vetëm bukë me dhallë të thartë.

Megjithatë në shtëpi ka vetëm një frigorifer, fatura e energjisë është e majme.

I moshuari: Dritan 40 mijë, 10 aktmarrëveshja, 10 uji.

Sëmundja nuk e ka ndaluar të kërkojë me ngulm punë, ndërsa institucioneve publike ju bën këtë apel.

Eurostati, enti qe konfirmon shifrat zyrtare për të gjithë kontinentin, para pak ditesh publikoi te dhënat shqetësuese për nivelin e varfërisë ne vend. Në vlerë absolute, çdo shqiptar shpenzon për t’u ushqyer në vit 1,248 euro, nga rreth 1800 euro që është shpenzimi mesatar në BE, kur te ardhurat për frymë të Shqipërisë janë vetëm sa 30% e mesatares evropiane.

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra ishin 198 euro në vit në 2017-n, më të lartat historike dhe më shumë në rajon. Shqipëria e ka këtë tregues gati 90, më i larti në Europë. Dhe kjo dëshmon se sa u rendon xhepave te shqiptareve vetëm ngrënia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco