Pas ditëve me diell çmendet moti/ Drejtoria Detare jep njoftimin e rëndësishëm

Pas ditëve me diell çmendet moti/ Drejtoria Detare jep njoftimin e rëndësishëm

17:55, 10/03/2019
A+ Aa A-

Ditët e fundit kanë qenë ditë pranverore dhe me diell. Por nuk do të jenë të tilla ato të ardhshmet. Të paktën sipas parashikimeve meteorologjike.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mjetet lundruese për kohë të paqëndrueshme, shoqëruar me erë të fortë dhe dallgëzim të lartë në det.

Sipas njoftimit të DPD-së, me datën 12-13 mars moti do të përkeqësohet dhe era duke shkaktuar një forcë detare deri në 7 ballë.

“Pavarësisht ardhjes se stines se pranveres, me daten 12-13 Mars moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim veri lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe  ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise  se ekuipazhit ne mjetet lundruese”, thuhet në njoftimin e DPD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco