E dhimbshme/ Po ngelin vetëm pleqtë, akrobatja 7-vjeçare jep shfaqjen e fundit para emigrimit në Gjermani

E dhimbshme/ Po ngelin vetëm pleqtë, akrobatja 7-vjeçare jep shfaqjen e fundit para emigrimit në Gjermani

23:08, 09/03/2019
A+ Aa A-

Çdo ditë një rast i ri. Sa vjen dhe rritet numri i shqiptarëve që zgjedhin të lenë vendin në kërkim të një jete të re. Akrobatja 7-vjeçare e Cirkut Kombëtar, Kejsi po jep një nga shfaqjet e fundit, pasi në muajin prill ajo dhe familja do të vendosen në Gjermani.

“Unë atje do eci në jetë, pasi këtu nuk ka as palestër për të punuar. Po mësoj gjermanisht dhe besoj se do t’ia dal sa më mirë, bashkë me familjen”, ka rrëfyer për TCH akrobatja e vogël.

“Fëmija im këtu as nuk promovohet e as vlerësohet. Stërvitet 4 herë në javë nga 3 orë dhe duartrokitjet janë shpërblimi. Profesionistët thonë se ti ke një diamant”, thotë mamaja e Kejsit, Manjola Bardhi.

Bashkëshorti i Manjolës punon prej një viti në Gjermani dhe sapo është aprovuar bashkimi familjar.

“Si gjithë shqiptarët e pashpresë dhe pa të ardhme për fëmijët, edhe ne do të ikim. Fëmija im nuk do të vuajë si unë”, shprehet mamaja e Kejsit.

Manjola ka punuar që 12 vjeç, pasi babai i ndërroi jetë. Ka bërë disa kurse, së fundmi “Kujdestari për moshën e tretë”.

“Vetëm për t’u ushqyer mjafton kjo punë e madhe që unë kam bërë. Ne do ia dalim në Gjermani dhe shpresojmë që fëmijët tanë të shkëlqejnë, mbase duke i dhënë emër Shqipërisë nesër”, tregon Manjola.

Rasti i Kejsit dhe familjes së saj nuk është i vetmi. Vitet e fundit, numri i shqiptarëve që kanë emigruar është disa qindra mijëra.

Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca mes shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthimet.

Shifra qe sinjalizojnë se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanëudhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janëkthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas.  Mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.

Edhe sa i përket azilkërkuesve, shqiptarët rezultojnë të dytët pas sirianëve që prej vitesh janë në një luftë të ashpër.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco