Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet sonte dhe nesër

Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet sonte dhe nesër

15:30, 09/03/2019
A+ Aa A-

Ndërsa nga java tjetër pritet të ketë rrebeshe shiu, gjatë ditës së dielë pritet që këto reshje të jenë lokale në disa zona.

Gjatë ditës së diel, pritet që të ketë edhe rënie temperaturat të bien.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Ndërsa në qarqet Durrës dhe Tiranë priten reshje lokalisht të dobëta, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark. Reshjet do të prekin kryesisht terrenet kodrinore-malore.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 18 °C

në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C

Era

Sot pasdite era pritet te fryjë e lehtë deri mesatare dhe nesër era pritet të jetë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër qarqet Tiranë dhe Fier pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut. Qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’, por në sipërfaqe të lokalizuara pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco