Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Apeli i qytetares pa gjunjë: Kërkoj vetëm të ha një copë bukë

VIDEO/ Apeli i qytetares pa gjunjë: Kërkoj vetëm të ha një copë bukë

23:18, 08/03/2019
A+ Aa A-

Rast shumë i veçantë dhe i dhimbshëm ai i publikuar sot në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Naime Koçi nga Burreli dhe e martuar në Tiranë në vitin 2016, tregon në “Stop” se është trajtuar me kemp prej 43 vjetësh. Pasi u zhvendos në Tiranë, Naimja aplikoi edhe këtu për kemp, por nuk ia njohën të drejtën.

Naimja ka edhe një problem tjetër, që e bën të paaftë për punë. Ajo nuk ka gjunjë.

Pas lindjes, Naimja përsëriti kontrollet dhe mjeku ortoped e pa të përshtatshme për kemp, për shkak të mungesës së kockave.

 “Jam një qytetare nga Burreli, jam trajtuar me kemp për 43 vjet. Në 2016-n nga Burreli zhvendosem dhe vij në Tiranë, martohem në Tiranë. Vij tek Kempi Epror dhe më thonë që kempi nuk të takon, sepse je një njeri normal. Nga brezi e lart me më parë njeri normal i dukem, por me më parë nga mesi e poshtë, unë nuk mund të eci. Unë eci 10 metra dhe ulem. Këto (këmbët) janë thjeshtë dy shkopa pa gjunjë fare”.

Ajo shpreh habi sesi është e mundur që nuk përfiton kemp, në një kohë që nuk ka këmbë, nuk ka gjunjë.

“Nuk bëhet fjalë që jam e shkurtër, por unë kam këmbët me probleme që nuk mund të eci. Nuk më mbajnë trupin. Unë bëj dy hapa dhe ulem sepse nuk mund të eci. Si ma heqin pensionin… asnjë punë nuk mund të bëj, çfarë punë mund të bëj unë. Pa shkollë, gjë jo, si mund të punoj unë”.

“Kërkoj të marr vetëm atë kemp, të haj një copë bukë dhe unë si gjithë të tjerët, se nuk kam ku përplasem, ku të ha bukë… nuk ka kush të më japë”.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco