Shifra të frikshme nga ky 8 Mars/ 10 gra kërkojnë urdhër-mbrojtje në polici

Shifra të frikshme nga ky 8 Mars/ 10 gra kërkojnë urdhër-mbrojtje në polici

19:45, 08/03/2019
A+ Aa A-

Në ditën ndërkombëtare të tyre disa gra kanë vendosur të protestojnë për të drejtat e tyre dhe jo të festojnë.

Vetëm sot, 10 gra kanë denoncuar në polici se ndaj tyre është ushtruar dhunë. Tre prej tyre, te dhunuara kanë kërkuar urdhër-mbrojtje në kryeqytet, ndërsa 7 të tjera në rrethe.

Burime nga policia bëjnë me dije se, një prej femrave që ka kërkuar urdhër-mbrojtje është dhunuar nga bashkëshkëshorti për faktin se i kërkoi që të festonte 8 Marsin.

Prej Janarit të 2019 deri tani kanë përfituar urdhër të menjëhershëm mbrojtje 428 gra. Ndërsa në vitin që lamë pas, 3690 gra dhe vajza kanë rënë pre e dhunës. Por më tragjike është krimi në familje. Në 2 muajt e parë të 2019, 8 gra kanë mbetur të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre.

Siç ka raportuar edhe Syri.net gjatë paradites së sotme, vetëm gjatë fillimit të këtij viti janë vrarë 7 gra në Shqipëri.

https://www.syri.net/kronike/236408/shifrat-e-frikshme-vetem-gjate-fillimit-te-ketij-viti-jane-vrare-7-gra-ne-shqiperi/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco