FOTO/ Në Grupin më të madh shqiptar gratë janë në shumicë në drejtim

FOTO/ Në Grupin më të madh shqiptar gratë janë në shumicë në drejtim

16:14, 08/03/2019
A+ Aa A-

Sot, në nivel global sipas Forumit Ekonomik Botëror, rezultati i hendekut mes gjinive qëndron në nivelin 68%. Kjo do të thotë, se mbetet ende 32% e këtij hendeku për t’u plotësuar, sipas një raporti të vitit të fundit të kryer në 149 shtete të botës. Një gjë e tillë, dëshmon se pabarazia ndërmjet grave dhe burrave është ende e madhe. Ajo që duhet thënë, është se asnjë shtet në botë nuk e ka arritur ende barazinë e plotë dhe se vetëm shtatë shtete në botë kanë mbyllur thuajse 80% të hendekut. Progreset e bëra drejt barazisë së plotë vazhdojnë të jenë tepër të ngadalta.  

Pabarazia gjinore vazhdon të mbetet një sfidë e rëndësishme edhe në Bashkimin Evropian, për të gjitha shtetet anëtare, sipas studimit më të fundit të Institutit Evropian për Barazinë Gjinore. Gratë janë tepër të pa-përfaqësuara në nivele të larta vendimmarrëse në shumicën e shteteve anëtare. Pavarësisht faktit se gratë përbëjnë thuajse gjysmën e fuqisë punëtore në BE dhe përbëjnë mbi gjysmën e të diplomuarve me profil në sektorin e shërbimeve, proporcioni i grave të përfshira në nivelet e larta të vendimmarrjes mbetet tepër i ulët. Kjo anomali dëshmon çuarjen dëm të burimeve njerëzore tepër të kualifikuara dhe me njohuri të larta.

Edhe në Shqipëri, situata nuk është më e begatë. Sipas Instat, ndonëse hendeku gjinor i pjesëmarrjes në tregun e punës ka pësuar një ngushtim, gjatë vitit që lamë pas rreth 18 për qind më pak gra të moshave 15-64 vjeç ishin në tregun e punës krahasuar me burrat.

Në vendimmarrje, në pozicione të qeverisjes vendore, vetëm 15% e kryebashkiakeve janë gra, në nivel qendror 46% e ministrave janë gra, ndërsa në parlament gratë përbëjnë vetëm 29% të deputeteve, sipas raportimeve për vitin 2018.

Sipas llogaritjeve, për vitin 2017, Indeksi i Pabarazisë Gjinore ishte rritur në 0,14 nga 0,09 që shënonte një vit më parë. Në Shqipëri shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës është 50,0% për gratë; ndërkohë që është 67,0% për burrat.

Sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për frymë për gratë në Shqipëri është 9,702 dollarë në vit, ndërkohë që për meshkujt është 14,028 dollarë në vit.

Sipas “The Global Gender Gap Index 2018”, Shqipëria renditet në vendin e 34-t në botë nga 149 shtete, me vetëm 29.3% të grave që janë të punësuara në nivele menaxhimi të ulëta apo të mesme.

Por për fat të mirë, ka gjithnjë përjashtime dhe histori të një suksesi të atillë, që është mirë që të bëhen publike, për të frymëzuar qindra dhe mijëra institucione, subjekte, gra dhe vajza, se me vullnet dhe mbitëgjitha punë, rezultatet në fund shpërblejnë.

Një histori shpresëdhënëse për rolin e grave në Shqipëri, është ajo e grupit Balfin, një Grup me “diskriminim” në kuptimin pozitiv, ku peshorja anon ndjeshëm në favor të grave dhe vajzave, pasi shumica e punonjësve janë femra dhe mbi gjysma e shoqërive të Grupit drejtohen prej tyre falë përvojës që kanë në sektorë të ndryshëm të sipërmarrjes, si ai financiar, tregtia e mallrave me pakicë, transportet dhe logjistika, pronat e patundshme dhe menaxhimi i tyre, turizmi e kështu me radhë.

Vetëm në sektorin e Real Estate/turizmit, 3 nga 4 drejtuesit ekzekutivë të Balfin janë gra.

Në këtë Grup 42% e anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 48% e drejtuesëve të lartë në tërësi janë gra.

Ndërkohë që në nivel Grupi në tërësi, nga të punësuarit në total, Grupi Balfin ka plot 55% gra, ku vetëm shoqëria më e re e Grupit, Tirana Bank, 75% të totalit të punonjësve i ka gra.

Në disa kompani të këtij Grupi, si për shembull Green Coast, apo Fashion Group Albania, përqindja e femrave drejtuese është 80% në raport me atë të meshkujve, ndërkohë që te kompani si Jumbo apo Dyqan Taxi, raporti është përkatësisht 54% dhe 63% në favor të grave drejtuese.

Biznesi është një fushë që gëlon, dhe sikurse ka thënë Eleonor Roosevelt “Një grua është si një qeskë me çaj, nuk mund ta dish se sa e fortë është, deri kur e vendos në ujë të nxehtë”.

Balfin duket si një ishull i izoluar lumturie në një mjedis global, i cili sikurse treguam më lart, duket mjaft më i ashpër dhe jo fort dashamirës ndaj grave.

Sigurisht, është lidershipi largpamës dhe vizioni i Presidentit të Grupit, Z. Samir Mane, ai që mundi të krijonte në Shqipëri një klimë biznesi të udhëhequr nga gratë, kjo mbi të gjitha edhe për arsye racionale, sepse rezultatet tregojnë që kështu suksesi është i garantuar!

Ne kemi pyetur 10 gra të niveleve të larta drejtuese të Grupit Balfin, ato janë imazhi dhe puna që qëndron pas suksesit të Grupit.

 

ImageDrejtoresha Ekzekutive e Grupit Balfin, Edlira Muka, me një histori mbi 10-vjeçare në pozicione drejtuese brenda Grupit më të madh të bizneseve në Shqipëri shpjegon se si ka qenë e mundur të arrihet kjo.

Jam e ndërgjegjshme mbi realitetin jo gjithnjë të favorshëm me të cilin përballen çdo ditë mjaft gra dhe vajza në tregun e punës në Shqipëri dhe gjetkë, por të them të drejtën është një fenomen që në Grupin Balfin nuk e njohim. Ne kemi vite që i kemi rrëzuar barrierat e ndarjes gjinore dhe sot ndihemi krenarë që në shumë raste jo vetëm që ka barazi të plotë, por madje numri i profesionistëve në nivele drejtuese, por jo vetëm, anon ndjeshëm në favor të gjinisë femërore. Mjafton të vëmë në dukje se thuajse të gjitha drejtoreshat e marketingut dhe të burimeve njerëzore të shoqërive të grupit janë femra. Sikurse keni përmendur me të drejtë edhe ju, në bordin menaxhues të Grupit ka një përfaqësim mjaft të mirë të grave, pasi janë 3 nga tetë anëtarët e bordit, ndërkohë që në nivel Grupi në tërësi nga të punësuarit në total, jemi mbi 55% femra. Ajo që e bën Grupin Balfin që të jetë në pararojë për sa i takon barazisë dhe tejkalimit të hendeqeve gjinore është vizioni dhe shtrirja e aktivitetit në tregje e bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, të cilët bashkë me ne kanë rrënjosur prej vitesh një kulturë pune perëndimore. Ajo që ne shohim te një punonjës, nuk është as gjinia, as origjina dhe as bindjet e tij, por vetëm potenciali dhe atributet që ka për të qenë pjesëtar i familjes tonë të madhe që vepron si një skuadër e vetme për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Sot sfidat tona janë në dy drejtime themelore: në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sigurimin e një rritjeje të kënaqshme të rezultateve nga njëri vit në tjetrin. Në planet afatmesme dhe afatgjata ne synojmë realizimin e investimeve në tregje më të mëdha e te zhvilluara si dhe konsolidimin në industritë e tregjet ekzistuese. Menaxhimi i një portofoli investimesh në sektorë e tregje të ndryshme kërkon profesionistë dhe partnerë të cilët ndajnë të njëjtin vizion dhe vlera me ne. Bashkëpunimi me kolegë, profesionistë dhe ekspertë të fushave në çdo hap si dhe fitimi i një përvoje shumëvjeçare të ekipit e lehtëson punën për të gjithë. Çdo ditë punonjësit e Grupit Balfin vijnë në punë me moton ‘si mund ta bëj më mirë’, duke u ndjerë kështu pjesë e zinxhirit të vlerave që sjellin dhe vlerësimeve që marrin për kontributet e tyre” – shprehet CEO e Grupit.

ImageArdiana Sokoli, Zëvendës Presidente e Grupit Balfin për Pasuritë e Patundshme, pas një eksperience disa vjeçare si Drejtuese Ekzekutive e Sektorit Bankar, me njohje shumë të mira të Menaxhimit Financiar si dhe të Qeverisjes Korporative, i është bashkuar Grupit prej rreth dy vitesh. “Unë bëj pjesë në atë kategori që dallimin gjinor nuk e konsideroj si relevant për tregun e punës. Gjatë eksperiencës time kam punuar me gra dhe burra shumë të zotë e të dedikuar. Çdo gjë fillon nga individi, ndaj çdonjëra nga ne duhet të heqë çdo lloj ‘ngarkese gjinore’ që ka relevancë me pozicionin tonë shoqëror. Në këtë mënyrë gjithësecila mund t’i imponohet shoqërisë ku jetojmë. Kjo nis që në shkollim dhe me marrjen e përgjegjësive, përpara se të kërkosh të drejtat,” – shprehet ajo.

 

ImageBlerina Daka, Drejtuese e Departamentit të Financës në Grupin Balfin, e cila ka mbajtur mjaft pozicione kyçe në Grup që prej vitit 2008, shprehet se pengesa dhe vështirësi ka kudo, qoftë të jesh grua apo burrë dhe nuk mendon se është gjinia ajo që është përcaktuese në këtë drejtim. “Sigurisht tregu shqiptar mbart disa mentalitete dhe pengesa artificiale, që janë shkak i një mendësie të caktuar dhe me peshën e një kohe të shkuar, sidoqoftë nëse këmbëngul dhe investon kohë në një objektiv primar, ka vetëm dy alternativa; ose do t’ia dalësh, ose do t’ia dalësh” – shprehet Daka. Sipas saj, një nga pikat e forta të Grupit Balfin është “Fakti që nuk i sheh gratë si të tilla, pra si gra, por si kolege, si profesioniste dhe si burime njerëzore tepër të afta dhe të talentuara për të çuar përpara frymën e një skuadre të madhe të përbashkët,” - përfundon ajo. 

 

ImageAnjeza Kelmendi, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore prej vitit 2015 në Grupin Balfin, shpjegon më imtësisht fokusin që ka Grupi te punonjëset femra dhe se si është bërë e mundur që balanca madje të jetë shpeshherë në favor të tyre. “Grupi Balfin është një punëdhënës që e merr seriozisht barazinë gjinore dhe i konsideron përpjekjet për ta arritur atë, si vlerë. Ne kërkojmë nga të gjithë punonjësit dhe i nxisim ata të shfaqin përkushtim, të nxjerrin në pah potencialin e tyre dhe të orientohen drejt arritjeve. Ne vazhdimisht theksojmë në politikat e në komunikimet tona se mundësitë për karrierë varen vetëm nga aftësitë, arritjet dhe përkushtimi ndërsa dallimet gjinore nuk janë faktor,” – thotë Kelmendi.

 

 

 

ImageItena Ndroqi, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor në Grupin Balfin prej dy vitesh, mendon se të jesh grua në Shqipëri do të thotë: “Të bësh diferencën. Do të thotë që ti mundesh. Mundesh ndryshe. Mundesh njësoj. Mundesh më mirë.” Sipas saj, shembulli i një gjëje të tillë në Grup nis që te fakti i “të paturit e një CEO Grupi Grua. Pra, mos diferencimi dhe mos-përjashtimi mbi bazë gjinore shfaqet që në nivelet më të larta drejtuese”.

Në të përditshmen nuk ka sfida, s’ka akte heroike, ka probleme që kërkojnë zgjidhje dhe dhënie drejtim. Sfida e vërtetë është me veten.” – shprehet Ndroqi.

Ajo e bazon eksperiencën dhe dëshirën për t’ia dalë te historiku i saj familjar. “Gratë në familjen time janë respektuar thellësisht dhe janë konsideruar si një vlerë e shtuar. Kanë luajtur rol të fuqishëm në ekonominë familjare dhe afirmimin social të saj” – e mbyll ajo.  

 

Image14 vite punë në Grupin Balfin kanë qenë një përvojë e çmuar për Elona Hametajn. Sot ajo është Drejtuesja Ekzekutive e Spar Albania. Elona tregon me detaje, përditshmërinë e një gruaje drejtuese. “Një nga pikat e forta dhe të dobëta të një femre drejtuese është ndjeshmëria, shpeshherë na duhet të marrim vendime drastike në të mirë të biznesit dhe kjo nuk është e lehtë. Gjithashtu një sfidë tjetër është gjetja dhe ruajtja e një balance mes jetës në familje dhe punës. Por të punuarit fort për diçka që do dhe tek shikon rezultatet që arrihen falë saj, nuk është më një sakrificë dhe as stres, është pasion. Dhe një nga shprehjet më të bukura që më frymëzon të vazhdoj të bëj punën që dua, është ‘Fëmijët nuk duan një mama perfekte, por një mama të lumtur’.”” – thotë ajo.

 

 

ImageLedia Telhai është Drejtorja Ekzekutive e Balfin Real Estate. Ajo ka 14 vite përvojë në Grupin Balfin dhe më parë ka qenë Drejtore Ekzekutivë e Fashion Group Albania, gjithashtu pjesë e Grupit. Ledia tregon një episod interesant, ku ajo me praninë e saj si përfaqësuese e Balfin përbënte një risi edhe për një mjedis ndërkombëtar. “Që në momentet e para që i jam bashkuar Grupit Balfin, kam vënë re një prezencë të lartë të femrave në të gjitha shkallet e hierarkisë, madje edhe në pozicione drejtuese. Shpesh rrethohemi nga paragjykime dhe nënvlerësime për arsye të gjinisë, por pozitiv është fakti që kjo mendësi po ndryshon. Jo pak herë kam bashkëpunuar me kompani partnere të cilat në pjesën dërrmuese të tyre kanë patur drejtues meshkuj dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Kujtoj një takim vjetor me një nga partnerët tanë kryesorë. Unë isha e vetmja femër në rreth 30 persona që merrnin pjesë në takim, një ‘sfidë’ interesante por e kaluar me shumë sukses,” – thotë Telhai.

 

ImageMariola Kuçi, me 9 vite përvojë në Grupin Balfin, është Drejtorja Ekzekutive e Acrem, kompanisë që menaxhon QTU, TEG dhe disa pasuri të tjera të patundshme me rëndësi.

Në fillimet e karrierës time është dukur e vështirë të ushtroje rolin e drejtueses por mund të them se kjo sot nuk përbën më asnjë problem dhe çdo gjë duket se është lënë pas. Grupi Balfin gjithmonë ka mbështetur fuqishëm rolin e gruas drejtuese duke na dhënë vëmendjen, mbështetjen dhe pozitën e duhur, duke na e bërë punën më të thjeshtë. Një ndër vizionet më të rëndësishme të Grupit që prej fillesave të tij ka qenë rritja e pozitës së femrës në tërësi, rrjedhimisht vendosja e barazisë gjinore në të gjithë sektorët e mundshëm, ku ushtrohet aktiviteti,” – shprehet Kuçi.

 

ImageEva Kallavaresi ka 5 vjet përvojë në Grupin Balfin, ajo është CEO e Fashion Group Albania.

“Unë manaxhoj një kompani ku femra zë 90% të fuqisë punëtore. Arritjet nuk janë individuale por janë të përbashkëta me cilindo drejtues apo punonjës të kompanisë. Personalisht pabarazinë gjinore në punë nuk e kam ndier në asnjë nga eksperiencat e mia të punës.  Kam qenë me fat dhe jam ndier e barabartë, por nisur nga eksperiencat e femrave te tjera besoj që ka pabarazi gjinore dhe sigurisht që duhet të jetë e vështirë. Mendoj se Balfin i trajton gjinitë në mënyrë të barabarte dhe i jep shumë rëndësi aftësive/njohurive që ka individi,” – thotë Kallavaresi.

 

ImageMarjeta Goce është Drejtore Ekzekutive që nga viti 2015 e kompanive me profil logjistike dhe transporti si TLP, Milsped Albania dhe Stella Mare. Ajo i është bashkuar Grupit Balfin në vitin 2009.

Industria e transportit dhe e logjistikës përshkruhet gjithmonë si ‘rruga jo tradicionale’ për një grua jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun global dhe kjo mbështetet nga një perceptim se kjo industri dominohet nga meshkujt. Edhe pse statistikat tregojnë se përqindja e grave drejtuese në këtë lloj industrie është e vogël, fakt është se segmenti i kësaj ekonomie ka gra që inspirojnë, gra karriera e të cilave është e mbushur plot me arritje të jashtëzakonshme.” – thotë Goce.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco