Credins uron ndryshe këtë vit 8 Marsin: 74% e stafit femra, 50% në pozicione drejtuese

Credins uron ndryshe këtë vit 8 Marsin: 74% e stafit femra, 50% në pozicione drejtuese

14:28, 08/03/2019
A+ Aa A-

“Një thënie e famshme nga Brigham Young thotë: “Edukon një grua, edukon një Gjeneratë”!  Credins ka zgjedhur këtë herë të urojë në një mënyrë ndryshe 8 marsin, përmes një videoje ku femrat drejtuese të bankës japin një mesazh për këtë ditë.

Përmes komunikimit në rrjetet sociale, Credins dhe ka falenderuar të gjitha punonjëset femra për kontributin e jashtëzakonshëm që japin cdo ditë në familje dhe në punë.

E në këtë kontekst, veç mesazhit video nga drejtueset femra, banka ka bërë publike disa të dhëna interesante për raportin gjinor në stafin e saj. Referuar të dhënave të publikuara nga banka, rezulton se femrat zënë 74% të numrit total të punonjësve, nga të cilat 50% janë në pozicionë drejtuese.

Ndërkohë, banka, për të gjitha femrat, ka nxjerrë ofertën promocionale: Mastercard World Credit me ZERO komision aplikimi.

Me përvëtësimin e kartës Mastercard World Credit klienti përfiton falas këto shërbime:

- Sigurimin Jeta dhe Shëndeti në Udhëtim falas për 1 Vit.

- Këshillim dietik. Një progam i cili ofron këshilla të personalizuara mbi ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin sportiv, bazuar mbi të dhënat tuaja personale.

- Program besnikerie. Në varësi të përdorimit të kartës Mastercard Ëorld, ju do të përfitoni pikë, të cilat në fund të muajit banka do t’jua konvertojë në kupona dhuratë për tu shpenzuar për produkte dhe shërbime.

Credins Bank është gjithmonë në mbështetje të figurës së femrës si inspirim i forcës dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.  Ky produkt është i vlefshëm deri më datë 31 Mars 2019

 “Një vajzë e vogël pyet mamanë: Çfarë do të thotë të dorëzohesh? E mamaja përgjigjet: Nuk e di! Ne jemi femra!”Është ky mesazhi që përmbyll videon e publikuar sot nga “Credins Bank”, më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco