Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ndotja e lumit Gjanica/ Zbulohet tubacioni i çarë i Albpetrol

Ndotja e lumit Gjanica/ Zbulohet tubacioni i çarë i Albpetrol

16:01, 07/03/2019
A+ Aa A-

Një javë pas derdhjes masive të hidrokarbureve në lumin Gjanica, një burim i mundshëm i ndotjes zbulohet në Ballsh. 

Disa tubacione të amortizuara dikur shërbenin për transportimin e naftës në Uzinën e Ballshit dhe ndodhen përreth kësaj të fundit.

Një arsye e fortë për kompaninë “Tosk Energy” që të kërkojë sqarimin e situatës dhe identifikimin e shkaktarëve të vërtetë të ndotjes.

Shkaktari i ndotjes se një jave më parë i lumit Gjanica nuk u identifikua, megjithëse vendndodhja duket qartë. Sasia e madhe e hidrokarbureve ka përfunduar në det por gjurmët ndodhen ende në lumë.

Burime nga Inspektoriati Mjedisor i Fierit për Tv Klan u shprehën se, rrjeti i tubacioneve që shërbente për transportimin në rafinerinë e Fierit dhe të Ballshit dyshohet se po përdoret për shkarkimin e mbetjeve të papërpunuara të naftës në Gjanicë.

Pas privatizimit të rafinerive ky rrjet nuk u përdor më për transportimin e naftës me qëllim përpunimin pasi këto të fundit e transportojnë naftën me autobotë.

Gjanica e ka vendburimin 7 km larg Ballshit. Lumi përshkon Mallakastrën dhe përfundon në Mbrostar ku bashkohet me lumin Seman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi09/03/2019 09:33

Lerini tubin e care te qete, se i mbushi 50 vjet!

Shto koment

Denonco