Ç'po ndodh me Shqipërinë?! Vetëm në vitin 2017, mbi 30 mijë shqiptarë u bënë grekë

Ç'po ndodh me Shqipërinë?! Vetëm në vitin 2017, mbi 30 mijë shqiptarë u bënë grekë

10:29, 07/03/2019
A+ Aa A-

Media “Greek Reporter” raporton se numri i shqipëtarëve që braktisin kombësinë e tyre në Greqi dhe Itali sa vjen dhe po rritet vit pas viti me shifra të frikshme.

Duke ju referuar shifrave të fundit zyrtare të Eurostat, mësohet se një total prej 34,305 njerëz morën shtetësinë greke në vitin 2017, një rritje prej tre përqind krahasuar me 2016. Por duke zbërthyer këtë statistikë rezulton se shumica dërmuesve e këtyre personave që u shndërruan në grekë, janë shqiptarë. Më konkretisht, 86.8 për qind e 34. 305 grekëve të rinj (rreth 30 mijë) vetëm për vitin 2017 ishin shqiptarë dhe vetëm 1.3 për qind ishin ukrainas dhe 1.1 për qind ishin nga Moldavia.

Grupi më i madh që merr shtetësinë në një shtet anëtar të BE ishte qytetarë nga Maroku, e ndjekur nga qytetarë nga vendet si Shqipëria, India, Turqia, Pakistani dhe Brazili. Më konkretisht, 97 për qind e shqiptarëve që morën shtetësinë e BE-së, aplikoheshin në Greqi ose në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco