VIDEO/ Kisha 900 vjeçare rrezikon shembjen

VIDEO/ Kisha 900 vjeçare rrezikon shembjen

19:23, 06/03/2019
A+ Aa A-

 Para 2 javësh vendi unë u përfshi nga stuhi të forta ere. Nga këto stuhira u dëmtua edhe çatia në kishën e Shën Premtes në Blladren të Lezhës.

Dëmet akoma nuk janë riparuar. Mbyllja e derës me dry, bllokimi i hyrjes anësore janë ndërhyrja e vetme e bërë deri më tani.

Kjo e realizuar nga motrat kongregate të vendosura në një tjetër objekt ngjitur objektin e kultit monument kulture.

Përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare thanë pasi verifikuan situatën se do të ndërhynin por ende asnjë veprim deri më tani.

Shirat që nisën mbrëmjen e martë vunë në alarm institucionin e kishës.

 Ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë pasi po rrezikohet një kishë me vlera të mëdha kulturore dhe afresku në brendësi të saj.

Kisha katolike ka kërkuar leje për të ndërhyrë dhe riparuar dëmin e shkaktuar nga era.

 Por siç bëhet e ditur Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ka lejuar diçka të tillë. Në këto kushte kisha 900 vjeçare është e rrezikuar.

 

https://video.syri.net/watch/pas-eres-reshjet-e-shiut-rrezikojne-kishen-900-vjecare-ne-lezhe-abc-news-albania-mp4_zEUy97CKfhL7pvh.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco