FOTO/ Ndryshon moti, ja zonat ku do të bjerë shi

FOTO/ Ndryshon moti, ja zonat ku do të bjerë shi

17:05, 06/03/2019
A+ Aa A-

Pas ditëve të thata, tani pritet që të rikthehet shiu në vendin tonë.

Reshjet e shiut do të jenë në disa qarqe të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për orët në vazhdim.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 7 / 22 °C

në vendet malore: 3 / 16 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë ndërsa nesër ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër qarku Fier pritet të jetë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut. Ndërsa qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në sipërfaqe të lokalizuara, qarqet Tiranë, Elbasan dhe Berat pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco