Shqiptarët po lenë shtetësinë, bëhen grekë dhe italianë

Shqiptarët po lenë shtetësinë, bëhen grekë dhe italianë

14:39, 06/03/2019
A+ Aa A-

Shqiptarët renditen të dytët pas marokenëve për marrjen shtetësive evropiane në vitin 2017. Eurostat ka publikuar shifrat nga ku rezulton se 58 900 shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian.

Në vend të trete renditën indianët e më pas vijnë turqit. Duke ju referuar të dhënave rezulton se 97 % e shqiptarëve kanë marrë pasaportë europiane nga vendet si Italia dhe Greqia. Në raport me vitin 2016, vit që arriti kulmin me 67.5 mijë persona që u pajisën me pasaportë të huaj, në 2017 ky numër ra me 13 %.

Duke ju referuar të dhënave nga Ministria e Brendshme rezulton se 651 persona kanë hequr dorë përfundimisht nga shtetësia shqiptare, një shifër kjo e cila është 33% më e lartë se 2016.
Sa i përket shifrave në total, sipas Eurostat, në vitin 2017, 825 mijë persona morën shtetësi europiane, me një rënie prej 170 mijë, krahasuar me një vit më parë./ Opinion.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    vorio epiriot 06/03/2019 20:40

    qe te maresh pasaport ne greqi nje nga kriteret kryesore esht qe leja e qendrimit e fundit te jet te pakten 5 vjeçare

    Era06/03/2019 15:31

    Prandaj është rritur numri i turistëve, që në realitet janë emigrant shqiptar.

    Shto koment

    Denonco