Apeli i ISHP-së: Mos nënvlerësoni simptomat e gripit të derrit, pasi ...

Apeli i ISHP-së: Mos nënvlerësoni simptomat e gripit të derrit, pasi ...

17:36, 01/03/2019
A+ Aa A-

Numri i personave të prekur nga virusi i gripit ka shkuar në 472.

374 raste rezultojnë me virusin AH1N1. Shifrat i bën të ditura Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se përgjatë tre muajve të fundit janë testuar 1015 mostra. 

Ndërkohë qarkullimi i gripit në vend sipas ISHP-së paraqitet me intensitet mesatar.

Specialistët bëjnë apel të mos nënvlerësojnë simptomat e gripit dhe nëse konstatojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes të konsultohen me mjekun. 

Përgjatë këtij viti, gripi në Shqipëri ka shënuar pesë viktima. E fundit ishte një nënë re, e cila humbi jetën pak ditë pas lindjes bashkë me një nga binjakët e saj


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco