Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Studentët në 'luftë' për të rrëmbyer një abone

Studentët në 'luftë' për të rrëmbyer një abone

17:51, 28/02/2019
A+ Aa A-

Një ndër shqetësimet e ngritura të strudentëve gjatë protestës së tyren ishte edhe aboneja e studentit.

Tani studentëve i duhet të debatojnë në fund të çdo muaji me punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve. Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.

Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.

 “Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, tha studentja.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume thotë se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve të ripyeten edhe njëherë, kjo pasi situata mori zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco