I ftohti polar afron shirat dhe borën, bien ndjeshëm temperaturat Liqeni i Draganit, liqen akullnajor në Librazhd, mbuluar 90% nga zamkakë uji

I ftohti polar afron shirat dhe borën, bien ndjeshëm temperaturat

07:13, 28/02/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon te jete në pushtetin e masave ajrore shumë të ftohta me origjinë polare të cilat do të  kushtëzojnë në vendin tonë reshje bore dhe rënie të mëtejshme të temperaturave.

Sot vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me vranësira dhe reshje shiu  përgjatë Ultësires Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore me intesitet më tëulët. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 7-15 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 1,0 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie nëmëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -13/4 °C 

Zonat e ulëta           -4/9 °C

Zonat bregdetare    -1/11 °C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco