Si të ruhesh nga 'boshatisja' e llogarisë si rrjedhojë e blerjeve të pasigurta në internet! Credins Bank sjell falas sistemin e ri mbrojtës

Si të ruhesh nga 'boshatisja' e llogarisë si rrjedhojë e blerjeve të pasigurta në internet! Credins Bank sjell falas sistemin e ri mbrojtës

11:53, 27/02/2019
A+ Aa A-

Pasiguria përbën një ndër 5 problematikat kryesore me të cilën përballen ata që kryejnë transaksione në internet; blerje, shitje apo pagesa të ndryshme faturash  e regjistrimesh. Jo në pak raste, një blerje on-line në një shitës të pasigurtë ka rezultuar me blerje të tjera të paautorizuara dhe me pakësimin e fondeve në llogarinë bankare duke sjellë me vetë kështu një odise kontestimesh deri në evidentimin e problematikës.Fatkeqësisht, në këtë proces të humbur janë përdoruesit e kartave. 

Përballë këtij fenomeni që po njeh rritje gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, zgjidhja më e përshtatshme ka rezultuar vendosja e mekanizmave të reja të sigurisë, që certifikojnë blerësin, shitësin dhe urën e transferimit të parave. E ky mekanizëm i ri është sistemi i sigurisë 3D SECURE. Në thelb, 3D Secure është njëproces autentifikimi që synon të reduktojnë mashtrimet e abuzimet, të rrisë sigurinë e mbajtësve të kartave bankare dhe gjithashtu të reduktojëbarrën e atyre që shesin apo blejnë on-line shërbime e produkte. Ky procesi ri sigurie është një hap shtesë në procesin e pagesës me kartë ku klientit i shfaqet në ekranin e kompjuterit apo celularit një dritare e re që i kërkon të vërtetojë se është ai që po e bën me vullnet transaksionin financiar përmes njëkod sigurie njëpërdorimësh dhe qëi vjen me SMS-së. Në këtë mënyrë, askush përveç përdoruesit të kartës nuk mund të autorizojë njëblerje.

Kjo risi tashmë është sjellë në Shqipëri FALAS nga CREDINS Bank për klientët e saj.

Çfarë duhet pasur parasysh? 

Ajo që duhet të bëjë përdoruesi i kartës CREDINS është që të ketë të dhëna të sakta në bankë për numrin e telefonit dhe emailit.

Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard që ofrohet nga CREDINS ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj.

Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.

Si funksionon sistemi që mbron paratë tuaja?

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet faqja e sigurt e Credins Bank. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi sigurisë me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.

Njohja e tregtarit 3D Secure

Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit një përdorimësh.

Kryerja e blerjes në Internet

Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni përzgjedhjen e mallrave apo shërbimevetek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.

3 hapat që duhet të ndiqni:

1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.

2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.

3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.

Transaksioni konfirmohet me sukses.

Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco