Mbizotëron i ftohti, vazhdon ndikimi i rrymave ajrore kontinentale Voskopojë, shkurt 2019

Mbizotëron i ftohti, vazhdon ndikimi i rrymave ajrore kontinentale

07:30, 26/02/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të mbetet në ndikimin e rrymave ajrore  të ftohta me origjinë kontinentale të cilat kanë sjellë rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. 

Sot vendi ynë  do të dominohet nga  kthjellimet dhe vranësira të pakta në relievet malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  maksimale deri  në 15-20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi  do të jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 – 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat  do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         -5/11°C 
Zonat e  ulëta          -1/16°C
Zonat  bregdetare   1/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco