FOTO/ Rregullat e reja për patentën, ja si të mësoni gjendjen e pikëve

FOTO/ Rregullat e reja për patentën, ja si të mësoni gjendjen e pikëve

18:13, 25/02/2019
A+ Aa A-

Patenta me pikë u lakua përpara implementimit si një formë efikase për t’i bërë më të përgjegjshëm drejtuesit e automjeteve. Projekti nisi zbatimin në vitin 2016. Të gjithë ata që kanë një leje drejtimi, kanë në sistem automatikisht 20 pikë. Kaq pikë do të kenë edhe të gjithë ata që do të marrin një leje drejtimi për herë të parë.

Penalizimi apo zbritja e pikëve do të bëhet nga Policia Rrugore, e cila do të raportojë heqjen e pikëve pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Për shkeljet që janë të përsëritura brenda një viti është menduar që të ketë një ashpërsim të masës së pikëve që hiqen, duke kërkuar kështu disiplinimin e drejtuesve për të mos humbur pikët që kanë në lejen e drejtimit.

Për shembull, në rast se për tejkalimin e kufijve të shpejtësisë me më shumë se 20 kilometra në orë, herën e parë zbriten nga patenta 3 pikë, herën e dytë brenda vitit nga patenta zbriten 5 pikë. Ose, nëse në një rast kryqëzimi nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta, zbritja e pikëve është zero herën e parë, nëse kjo përsëritet brenda vitit zbriten 3 pikë.

    Por për ju që drejtoni një automjet dhe keni kryer shkelje ka një mundësi për të parë numrin e pikëve, që keni në lejen tuaj të drejtimit.

    Për tu njohur me sasinë e pikëve që keni në Regjistrin Kombëtar të Lejedrejtimit duhet të ndiqni hapat si më poshtë:

    – duhet të aplikoni në portalin qeveritar e-albania www.e-albania.al

    –e-shërbime – kliko;

    kërko “Pikët e drejtuesit të mjetit”- kliko

    Image

    regjistrohu sipas të dhënave që kërkon portali (shiko figurat e mëposhtme për informacion ndihmës më të detajuar);

    Image

    – shfaqet ikona “Përdor” – kliko;

    Image

    do të afishohet gjendja e pikëve të lejedrejtimit tuaj sipas modelit të mëposhtëm

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco