Nuk ka ikur dimri, dëborë në disa qarqe

Nuk ka ikur dimri, dëborë në disa qarqe

08:10, 23/02/2019
A+ Aa A-

Ashtu siç një ditë më parë sinoptikanët paralajmëruan, e shtuna ka gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.

Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.

Ndërkaq reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i tëri. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe kthjellime prej orëve të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco