Stuhitë godasin Shqipërinë, temperaturat arrijnë në -8 gradë

Stuhitë godasin Shqipërinë, temperaturat arrijnë në -8 gradë

22:35, 22/02/2019
A+ Aa A-

Në fundjavë moti do të ketë surpriza. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të shtunën dhe të dielën priten reshje në të gjithë Shqipërinë. Ato do të jenë në formë dëbore mbi 800m mbi nivelin e detit, por në zona shumë të kufizuara dëbora mund të shfaqet edhe më poshtë sesa ky nivel (përfshirë edhe perëndimin e vendit), kryesisht si dëborë e përzier me shi.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -8 / 2 °C

Nga ata tjetër bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra të forta. Njoftimi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, sipas të cilës forca e detit do të jetë 7 shkallë Boufort. Ajo u bën thirrje të gjithë subjekteve që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve lundruese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco