VIDEO/ Qytetarja sorrollatet për muaj me rradhë për një age për burrin e sëmurë

VIDEO/ Qytetarja sorrollatet për muaj me rradhë për një age për burrin e sëmurë

21:25, 14/02/2019
A+ Aa A-

Nuk kanë fund denoncimet dhe skandalet e paraqitura në emisionin investigativ “Stop”. Një rast është ai I një zonje e cila që nga muaji Korrik bashkëshorti i saj vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në biopsinë e parë nuk u përcaktua dot diagnoza, ndaj duhet të bëjë një të dytë. Por në spitalin onkologjik mungon age 18. Ajo interesohet në QSUT, por mjekët i thonë, se zgjidhja e vetme është privati.

Por zonja në fjalë thotë, se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, të cilën ajo nuk e përballon dot.

“ Jam një qytetare nga Tirana, kam bashkëshortin sëmurë që nga muaji Korrik deri në këto momente që po flasim. Në fillim i erdhi si hemorragji nga stomaku, u mjekua pastaj dyshuan doktorët diçka në mëlçi. I bëmë biopsinë në muajin Shtator, nuk ja përcaktuan dot se s’kishin material, e shtruam në spital, por s’kishim krevat, me zor gjetëm krevat “me mik”.  E morëm biopsinë, por nuk i doli tamam. Doktoresha, tha se duhet një biopsi tjetër po nuk gjendet age 18. E kemi lënë pa mjekim, pa kimio. Nuk dimë asnjë gjë fare. Dhe kjo nuk gjendet as në farmaci, në asnjë vend. Kam shkuar dhe në privat por atje kushton shumë, 400 Euro, nuk kam mundësi ta marr. Kush e shikon emisionin “Stop” ju lutem më ndihmoni”, shprehet denoncuesja.

Qytetarja: Jam e interesuar për atë agen 18 trucut-in, s’po gjej zgjidhje, ku të shkoj?

Informacioni:  Shko tek Pali (mjeku), po dëgjo Linditën, kur vjen trucut-i thuaji!

Qytetarja: Po, shkova e pyeta.

Informacioni: E si të tha?

Qytetarja: Shko pyet këtu (tek informacioni) tha!

Informacioni: Me vjen keq. Tricut- in e ka ai, dhe ai atë po më thoshte, mos më shkrua trucut, se s’kam. I bëjmë punët më të qarta, vjen këtu ai dhe sqaroja, se skam çtë të bëj unë, më kupton?

Mjeku: Pa gjetur agen është e kotë.

Qytetarja: Po si do ja bëjmë?

Mjeku: Ku di unë? Mos më ver mua ti në pozitë? Unë jam gati të të mjekoj gjithë ditën. Nëse gjen këtë, që nuk ka. S’është kjo.

Qytetarja: Po se patët ju, ku ta gjej unë?

Shefja e spitalit: Tani, kur nuk ka, çfarë ka me bë?

Qytetarja: Po ka 7 mauj ore, më vjen keq tani, ka që në Shtator.

Mjeku: Pusho njëherë. E para nuk bërtitet në korridor, hajde tek puna, të kam sqaruar nuk flitet kështu.

Mjeku: Për hir të strukturës që do të bëhet shpimi me hekur, nuk kemi nga ajo që duhet për mëlçinë e zezë. Sa të na vijë, ti ke lënë një numër telefoni dhe do të kontaktojmë. Në farmacitë që unë isha, akoma nuk kemi asnjë konfirmim, për mëlçinë, nuk e kemi.

Shefja e spitalit: Nuk është gjilpëra, që po të shpjegon doktori. Për të marrë këtë material në mëlçi. Në momentin që do të vijë unë e kam numrin tuaj.

Qytetarja: Masa ka qenë 8 cm dhe ka vajt 18 cm, ai nuk ka shpëtim.

Shefja e spitalit: Atëherë o zonjë, atëherë shko në privat dhe kryej punë, se shteti nuk ka. Nuk ka pra, çfarë të bëjmë?

Qytetarja: Ai (kryeministri) thotë i ka të gjitha shteti, S’mungon gjë.

Shefja e spitalit: Kush thotë?

Qytetarja: Televizori ashtu thotë.

Mjeku: Mos na bëj politikë!

Shefja e spitali: Ne nuk merremi me politikë, ose duro deri sa të vijë…ose shko nëse e ke urgjente shko në privat, ne nuk ta zgjidhim dot.

Rasti i zonjës që denoncon mungesën e medikamenteve në spitale nuk është i vetmi që është trajtuar nga emisioni “Stop”.  Mungesa e medikamenteve tek onkologjiku është gjithmonë prezente.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco