Hungaria shmang përjetë nga taksat nënat me 4 fëmijë, në Shqipëri nuk merr dot 5000 lekëshin

Hungaria shmang përjetë nga taksat nënat me 4 fëmijë, në Shqipëri nuk merr dot 5000 lekëshin

16:56, 12/02/2019
A+ Aa A-

Bota po përballet me ulje të lindshmërisë, ndaj dhe shumë qeveri po tentojnë të nxisin qytetarët e tyre përmes politikave sociale.  Një prej këtyre vendeve është edhe Hungaria, e cila ka njoftuar një sërë lehtësirash për çiftet me shumë fëmijë. 


Kryeministri Viktor Orban ka publikuar “shtatë pikat” që kanë për qëllim të promovojnë dhe mbrojnë familjet.


Lehtësirat do të jenë të jashtëzakonshme dhe gratë që lindin të paktën 4 fëmijë, do të lirohen përgjithmonë nga taksat në pagën mujore. Gjithashtu, në program parashikohet dhënia e kredive deri në 36 mijë euro për çiftet e reja me interes 0.


“Në Evropë çdo herë e më pak po kemi lindje. Për perëndimin, përgjigja është emigrimi. Për çdo ikje duhet të kompensuar me një tjetër. Por ne nuk kemi nevojë për numra. Kemi nevojë për fëmijë hungarezë”, ka deklaruar Orban.


Edhe Shqipëria prej vitesh po e vuan uljen e lindshmërisë, kjo shtuar edhe me emigracionin në masë të shqiptarëve, kryesisht të rinjve, drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe jo vetëm.

Sipas të dhënave zyrtare, në 3 dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është ulur me rreth 410 mijë vetë. Por, shkaku i kësaj rrudhjeje ka qenë i lidhur vetëm me emigrimin masiv të shqiptarëve. Tani, vendi po kërcënohet edhe nga shtesa natyrore negative e popullsisë, pra rënia e lindshmërisë nën nivelin e vdekjeve, çfarë do ta thellojë edhe më shumë tkurrjen e popullsisë.

Por qeveria dhe kryeministri Rama deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë masë konkrete që të nxisë lindshmërinë në vend. Madje ka çifte që shpërblimin prej 5000 lekësh të rinj kanë muaj dhe vite pa e marrë dot.

Skenari i frikshëm për Shqipërinë u paralajmërua edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila në një raport të këtij vitit parashikon se, brenda një shekulli, popullsia e Shqipërisë mund të rrudhet edhe nën 1 milion vetë.

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco