Tani austriakët mund të jetojnë në këto shtëpi të mrekullueshme falë kompanisë shqiptare

Tani austriakët mund të jetojnë në këto shtëpi të mrekullueshme falë kompanisë shqiptare

13:03, 12/02/2019
A+ Aa A-

Grupi Balfin, prej disa kohësh e ka zgjeruar gamën e investimeve në vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit dhe në vende të Bashkimit Evropian, me një fokus të veçantë në Republikën e Austrisë, duke u bërë kështu një nga bizneset e pakta shqiptare me investime në tregun e përbashkët evropian.

Austria konsiderohet si një vend me rregulla të forta në biznes,dhe është një prej 14 shteteve më të pasura në botë për sa i takon Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë.

Image

Përfshirja e Grupit Balfin në këtë treg është tregues i forcës dhe kapacitetit njerëzor dhe financiar të grupit për të qenë i konkurrueshëm me kushte të barabarta me biznese të tjera në këtë vend apo në çdo vend tjetër të Evropës Perëndimore.

Pavaresisht se Grupi Balfin i ka fillesat e tij në Vjenë të Austrisë, me një ndër shoqëritë e para të grupit të regjistruara, aktiviteti i tij në këtë vend ka ardhur duke u zgjeruar dhe përveç tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike me shumice, në vitin 2018 ka filluar aktivietin në fushën e ndërtimeve.

Që prej tetorit të vitit 2018, Grupi ka filluar nje projekt serioz rezidencial i cili tashmë është në fazën e ndërtimit të tij. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike, pranë liqenit Traunsee. Projekti përfshin dy zona rezidenciale me godinat trekatëshe. Altmünster është një qytezë turistike e ndodhur 3 kilometra në Jug të Gmunden, në rajonin e Austrisë së Epërme, e kufizuar nga Gjermania dhe Republika Çeke.

Image

Qyteza ndodhet buzë liqenit piktoresk tëTraunsee dhe ekonomia e saj është e përbërë kryesisht nga turizmi dhe nga industria e lehtë.

I quajtur nga romakët si “Liqeni i Lumturisë”, Liqeni i Traunit ku ndodhen rezidencat dhe rrethinat e tij premtojnë ende lumturi për njerëzit që kërkojnë qetësinë dhe arratinë nga jeta moderne.

Liqeni është perfekt për relaks, not, surf dhe lundërim me vela. Për më tepër, zona përreth është shumë e përshtatshme për ecje, ngjitje malore dhe pedalim me biçikleta. Dimri vjen me mundësi të shumta për ski, si dhe me dyqane të stolisura për festën e Krishtlindjes.

Ky investim prej disa miliona eurosh nga ana e Grupit Balfin pritet që të përfundojë brenda vitit 2019.

Projekti do të jetë një vlerë e shtuar për banorët dhe turistët e shumtë nga vende të ndryshme të botës që vizitojnë këtë zonë në çdo stinë të vitit dhe gjithashtu do të ofrojë një jetesë me cilësi të lartë për ata banorë që do të vendosin të jetojnë aty.

Image

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco