Përdhunimi në Kavajë/ Lira Gjika tregon rastin e rëndë me vajzën e saj

Përdhunimi në Kavajë/ Lira Gjika tregon rastin e rëndë me vajzën e saj

21:31, 11/02/2019
A+ Aa A-

Përdhunimi i të miturës në Kavajë nga shokët e klasës është komentuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “A Show” në News 24. Pediatrja Lira Gjika nuk mundohet të gjejë fajtorë por thotë se në këtë histori të gjithë si vajza ashtu edhe djemtë janë viktima.

Ajo tregoi në studio se në ketë situatë kishte qene edhe familja e saj, duke treguar një episod të vitit 1997 ku i kiishin rrëmbyer e tentuar t’i përdhunonin të bijën.

Ku gabuam ne në këtë histori?

Lira Gjika: Nuk u gabua, ne po fillojmë të flasim. Jemi në rrugën e të menduarit të gjërave. Nuk jemi shumë të talentuar në këtë drejtim dhe flasim emocionalisht. Është rast fatlum ka shuëm të tjera raste që nuk kuptohen, nuk tregohen. Ky rast i bën të rriturit më të vëmendshëm.

Adi Krasta: Ti personalisht ku e vë theksin, media bëri atë që duhet apo e teproi, politika ndërhyri në mënyrë sensacionale?

Përpiqemi duke shfrytëzuar plagët tona edhe pse jo bukur, unë them që shteti po interesohet. Në këtë rast është marrë vetë kreu i qeverisë.

Adi Krasta: Mua më duket sikur ka munguar shteti…

Lira Gjika: Frika ndërtohet në familje. Në shkollë e dinin dhe heshtnin. Si mund të heshtte shkolla?

Adi Krasta: Po kërkon të fajësosh shkollën…praktikisht familja qëndron larg kësaj ngjarje… S’të duket anormale që u morën me vajzën e familjen e saj dhe jo me ata djem?

Lira Gjika: Edhe ata janë të mitur, duhet të kesh një model që kërkon në jetë. Ata janë rritur në një mjedis ku gruaja nuk respektohet. Aty dy duhet të jenë dy lidera dhe kjo do zbulohet nga hetimi, por unë them që aty të gjithë janë viktima.

U zgjidh kjo çështje me kaq?

Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim, familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme

Adi Krasta: Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme

Lira Gjika: Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco