Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Mos ikni, kush do t'na kurojë: Njihuni me apelin e Imzot Angelo Massafra

Mos ikni, kush do t'na kurojë: Njihuni me apelin e Imzot Angelo Massafra

20:03, 11/02/2019
A+ Aa A-

Largimi i mjekëve dhe studentëve të mjekësisë është kthyer në një fenomen shqetësues për vendin tonë. Ky largim rrezikon ta lëjë vendin tonë pa mjek dhe infermierë. 

“Mjekët të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë  vetëm për para. Nëse largohen mjekët më të mira nga Shqipëria për të shkuar në vende të tjera, kush mbeti për të na kuruar neve, për t’ju kuruar juve. Nuk është e drejtë.”

Është kjo thirrja që iu drejtoi mjekëve Imzot Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” në Shkodër në ditën botërore të të semurëve.

Largimet masive të mjekëve drejt vendeve europiane, për një jetë dhe paga më të mira, ka alarmuar dhe klerin katolik. I shqetësuar për fatin e të sëmurëve, Imzot Massafra iu bëri apel mjekëve të tregohen pak më humanë dhe te mos mendojne vetem per para.

Largimet vijnë sipasojë e kushteve të dobëta të punës dhe mungesës së investimeve nga qeveria në mjekësi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco