Gripi i derrit, një burrë në gjendje të rëndë në Durrës

Gripi i derrit, një burrë në gjendje të rëndë në Durrës

09:40, 09/02/2019
A+ Aa A-

Një tjetër person është i infektuar me gripin e derrit.

Deri më tani, 4 persona kanë humbur jetën nga sëmundja e gripit të derrit në Sanatorium.

Por rasti i pestë ka ndodhur në Durrës.  

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 60-vjeçarin, K. Beçka, i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe i veçuar prej tre ditësh nga pacientët e tjerë.

Beçka është paraqitur fillimisht në urgjencën e spitalit për ndihmë mjekësore. Më pas, është shtruar dhe nga analizat e kryera në Tiranë, ka rezultuar me një ndër variantet e gripit të  derrit.

Deri më tani Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë këmbëngulur se në vendin tonë nuk ka pasur raste të gripit të derrit dhe se 4 pacientët që kanë humbur jetën kanë qenë të prekur nga gripi i zakonshëm, si dhe kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Edhe për rastin e 60-vjeçarit në Durrës nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, të cilat po tentojnë të shprehen se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për alarm te qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco