Ky është moti për sot, ja si ndryshojnë temperaturat

Ky është moti për sot, ja si ndryshojnë temperaturat

08:13, 09/02/2019
A+ Aa A-

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat jugore-juglindore.

Kjo situatë e motit do të mbetet prezente gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, por rënie sjellë mesdita duke u luhatur nga -3°C në zonat Verilindore deri në 13°C në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco