Dy raste me fruth në Kukës

Dy raste me fruth në Kukës

08:24, 08/02/2019
A+ Aa A-

Mesatarisht 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën pediatrike të Spitalit Rajonal të Kukësit, të prekur nga gripi dhe virozat e stinës.

Por mjekët nuk flasin për situatë alarmante.

Pjesa më e madhe merr ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme dhe trajtohet në shtëpi. Vetëm rastet më të rënda shtrohen në spital.

Ka nje fluks te pazakontë që nga ana tjetër nxjerr në pah problematikën e mungesës së mjekëve specialistë.

Pediatria ka vetëm dy mjekë nga 4 që ishin dikur. Ndaj urgjenca mbulohet edhe nga mjekët pediatër të Maternitetit të Kukësit, shkruan ora news.

Ndërkohë në Kukës janë evidentuar edhe dy raste të fëmijëve të prekur nga fruthi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco