VIDEO/ Përdhunimi i 13-vjeçares, dalin detaje të reja në skenë

VIDEO/ Përdhunimi i 13-vjeçares, dalin detaje të reja në skenë

21:49, 05/02/2019
A+ Aa A-

Në emisionin Dritare në News24 po diskutohet mbi rastin e vajzës së përdhunuar në Kavajë. Rasti ka shokuar të gjithë opinionin publik.

Psikologu Edmond Dragoti tregoi  edhe detaje të reja. Sipas tij, ka qenë një mesazh në telefonin e djalit të pastrueses së shkollës, të cilit i kërkonte një shok një dhomë bosh për të kryer aktin e radhës me 13-vjeçaren. E alarmuar ajo ka njoftuar drejtoreshën e shkollës.

“Shkolla ka reaguar pozitivisht, njoftuan të ëmën, ajo donte ta fshihte ngjarjen. Ka qënë mësuesja kujdestare ajo që telefonoi të atin në emigracion. Është veprim këmbëngulës dhe shumë pozitiv që e çon ngjarjen drejt zbardhjes. Në momentin që është njoftuar babai ka qënë ai që ka bërë denoncimin”,- tha Dragoti.

Ndërsa ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro me të gjitha këto publikime nuk ndodh asgjë e re, veçse të shuhen disa kureshtje perverse. “Unë nuk e mbështes median që i publikon”,- tha ajo.

HISTORIA
Vajza jetonte me të ëmën. Babai ishte emigrant në Itali. Historia ka nisur në tetor 2018. Vajza ka qene në lidhje me një nga djemtë e klasës. Ai ka patur ditëlindjen dhe i ka kërkuar marrëdhënie. Fillimisht s’ka pranuar. Më pas kanë ikur në shtëpinë e gjyshes së djalit.

Aty kanë kryer aktin gjatë të cilit janë filmuar nga njëri nga shokët e djalit. Përgjatë nëntorit-dhjetorit vajza ka shkuar edhe me shtatë djem të tjerë të cilët e shantazhonin me videon.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as vajza nuk është marrë për tu trajtuar. Nuk ka njoftuar as Bashkinë. Nëna e vajzës nuk e denoncuar dhjetë ditë.

Pasi ka ardhur i shoqi nga Italia bashkë me vajzën me datë 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës. Denoncimi ka kaluar në prokurorinë e Durrësit e cila ka seksion për të mitur. Më datë 30 është regjistruar procedimi penal.

Një ditë më pas më datë 31 janar ora 15.45 prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës. Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco