Rinas, e njëjta kompani fluturimi vazhdon të jetë problematike me vonesat

Rinas, e njëjta kompani fluturimi vazhdon të jetë problematike me vonesat

11:49, 05/02/2019
A+ Aa A-

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se kompania “Fly Ernest’ vazhdoi të jetë problematike dhe të ketë numrin më të madh të vonesave në fluturime edhe gjatë muajit janar, njesoj si në dhjetor 2018.

“Muaji janar paraqitet më i qetë sa i përket vonesave apo anullimit të fluturimeve nga kompanitë ajrore, po të krahasohet me muajin dhjetor të 2018, - thuhet në raportin e Aviacionit. -  Arsyeja e numrit të ulët të vonesave apo anullimeve, lidhet me uljet e fluksit të lëvizjes së pasagjerëve drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nga të dhënat zyrtare që vijnë nga TIA, rezulton se kompania me numrin më të madh të vonesave ka qenë kompania “Fly Ernest”, me 7 fluturime me vonesë, një prej tyre mbi 6 orë, dhe me 1 anullim fluturimi.

Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet “Blue Panorama”, me vetëm 4 të tilla dhe asnjë anullim fluturimi. Një përformancë e përmirësuar ndjeshëm nga kjo kompani krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Kompania e tretë është Adria Airëays me 1 vonesë dhe 1 anullim gjatë muajit Janar. Siç tregohet edhe nga të dhënat zyrtare kompania më problematike vijon të jenë “Fly Ernest”, me destinacione disa qytete të Italisë. Muajt në vijim pritet të jenë normalë, kjo e lidhur me uljen e përqindjes së lëvizjes së pasagjerëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco