‘The Economist’ vlerëson me zero pikë Shqipërinë

‘The Economist’ vlerëson me zero pikë Shqipërinë

15:13, 03/02/2019
A+ Aa A-

Shqipëria nuk ofron asnjë të dhënë të saktë për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Një studim ndërkombëtar e ngel Shqipërinë në klasë, duke i dhënë ‘0’ pikë për sa i përket mbrojtjes së të miturve nga abuzimi dhe dhuna seksuale.

Sociologia Entela Binjaku thotë: ‘Mungesa e statistikave vjen sepse kjo temë është ende tabu tek ne’.

Lideri global ‘The Economist’ analizoi 40 vende të botës dhe Shqipëria ka 0 pikë për mekanizmat jofunksionale të saj.

Sipas një studimi të BECAN-it (Studimi Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fëmijëve), në Shqipëri rreth 12% e fëmijëve janë viktima të ngacmimeve seksuale dhe rreth 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco