VIDEO/ Cikloni lë pa energji elektrike Vlorën e Fierin. Pamjet

VIDEO/ Cikloni lë pa energji elektrike Vlorën e Fierin. Pamjet

11:19, 03/02/2019
A+ Aa A-

Në Vlorë, era e fortë ka dëmtuar fiderin ‘Vlora 1’, prej 6kV, duke rrezuar shtyllat.

Rrjet i furnizon një pjesë të spitalit rajonal.

Moti i keq është i disfavorshem për një rikthim të shpejtë të energjisë.

Aktualisht rajonet me te prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, për shkak të motit të keq me shira dhe erëra te forta qe ka përfshire vendin gjate natës se mbrëmshme e duke vazhduar gjate mëngjesit te ditës se sotme.

Defektet janë kryesisht te llojit, këputje përcjellësesh,thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, etj.

Nga brigadat e terrenit te OSHEE-së në te gjithë vendin po punohet me intensitet te larte për riparimin e defekteve te mbetura. Vështirësi ne riparimin e defekteve paraqitet ne zonat rurale ky kryesisht janë linja ajrore, gjë qe sjell vonesa ne riparimin e tyre edhe për shkak te terrenit te vështire ne te cilin kalojnë këto linja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco