Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Duan të më martojnë me zor’, e reja arratiset nga Shqipëria

‘Duan të më martojnë me zor’, e reja arratiset nga Shqipëria

10:23, 03/02/2019
A+ Aa A-

Martesa me mblesëri dhe me një burrë shumë më të madh se vetja, e detyruan një 26-vjeçare që të largohej nga Shqipëria dhe të kërkojë azil në Angli.

Kjo është historia e Daniela Prengës, e cila përmes një pasaporte false shkoi në Britani të Madhe në vitin 2015. Tashmë ajo është zbuluar se ka përdorur dokumente të rreme.

26-vjeçarja aktualisht është e martuar dhe ka një fëmijë 2 vjeç, ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë. Avokati i Danielës ka thënë se ajo rrezikonte të dhunohej në Shqipëri.

Një burrë në moshë ishte projektuar për t’u bërë bashkëshorti i saj, martesë të cilën Daniela e refuzonte. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, ishte të braktiste vendin e saj.

Ajo shkoi fillimisht në Hungari, ku u pajis me një pasaportë false. Identiteti ishte i rremë, por fotografia dhe shenjat e gishtave ishin të Daniela Prengës.

Avokati i shqiptares argumentoi se 26-vjeçarja rrezikon nëse do të kthehet në Shqipëri, ndërsa në Britani ka krijuar tashmë edhe familjen e saj.

Vet Daniela e pranoi se kishte përdorur dokumente të rreme, të cilat i duheshin për të lindur në maternitet dhe për të marrë patentën. Ajo ishte dëbuar njëherë nga Anglia, por ishte rikthyer në vitin 2016 me pasaportën false.

Pasi shqyrtoi rastin e saj, gjykata vendosi dënim 90 ditë punë në komunitet për Daniela Prengën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco