FOTO/ Mot i keq në Durrës, ja njoftimi i fundit nga kapiteneria

FOTO/ Mot i keq në Durrës, ja njoftimi i fundit nga kapiteneria

09:33, 03/02/2019
A+ Aa A-

Përkeqësimi i motit dhe erërat e fuqishme në Gjirin e Durrësit kanë penguar nisjen e trageteve nga brigjet tona më drejtim të brigjeve italiane.

Burime nga Kapiteneria e Portit kanë thënë se tragetet që duhet të niseshin mbrëmë, sipas orarit, janë nisur mëngjesin e sotëm në drejtim të Barit.

Të gjithë pasagjërët kanë qendruar dhe janë akomoduar në dhomat e trageteve, ku u është siguruar dhe darka.

Të dy tragetet janë nisur drejt Barit rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, pra me shumë orë vonesë.

E njëjta situatë edhe për tragetet që do niseshin nga Bari në drejtim të Portit të Durrësit, janë nisur mëngjesin e sotëm në drejtim të brigjeve shqiptare.

Shkak është forca e madhe e detit, e cila në Gji ka qenë nga 5-6 ballë Boufort dhe 7-8 ballë Boufort në det të hapur.

Aktualisht, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet detare.

Anijet e tonazhit të mesëm dhe ato të peshkimit nuk janë lejuar të dalin për aktivitet të përditshëm lundrimor, deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco