Ju njohim me motin/ Ç’do ndodhë natën dhe sot

Ju njohim me motin/ Ç’do ndodhë natën dhe sot

00:02, 01/02/2019
A+ Aa A-

Të premten priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet pritet të jenë të shoqëruara përkohësisht edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat malore në Veri dhe në Jug.

Në zonat malore mbi 500 m reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Në zona shumë të kufizuara dëbora mund të zbresë edhe më poshtë se ky nivel, zakonisht në formën e dëborës së përzier me shi.

Image

Temperaturat

Të premten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 13 °C

në vendet e ulëta: 5 / 13 °C

në vendet malore: -2 / 6 °C

Era

Të premten era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdetin e Jonit deri e fortë gjatë pasdites.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco